• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Demiri në takim me përfaqësues të organizatës humanitare "El Hilal"

Ministri Demiri në takim me përfaqësues të organizatës humanitare

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) -  Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka takuar sot përfaqësues të organizatës humanitare "El Hilal", të udhëhequr nga kryetari i kësaj organizate, Behixhudin Shehapi.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në takim u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm në shëndetësinë publike me qëllim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve dhe kushteve në të cilat punojnë punonjësit shëndetësorë.

Kryetari i OH "El Hilal" Shehapi, i uroi ministrit Demiri mandat të suksesshëm dhe i dhuroi një libër nga organizata humanitare për mbështetjen 30 vjeçare ndaj qytetarëve të rrezikuar ekonomikisht. sa/

foto: Ministria e Shëndetësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR