• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri Azir Aliu emërohet kryetar i ri i Këshillit drejtues të ReSPA për vitin 2024

Ministri Azir Aliu emërohet kryetar i ri i Këshillit drejtues të ReSPA për vitin 2024

Sarajevë, 17 nëntor 2023 (MIA)- Maqedonia e Veriut do të kryesojë me Bordin drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) për vitin 2024, në sferën e Reformave në Administratën Publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kumtoi MSHIA.

Në takimin e sotëm të 15-të, të Bordit Drejtues të ReSPA-së në Sarajevë, morën pjesë ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Azir Aliu dhe zëvendësi i ministrit, Aleksandar Bajdevski si dhe ministrat përgjegjës për administratën publike në Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, të programit OECD/SIGMA dhe anëtarë të tjerë të Bordit. Ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza ia dorëzoi kryesimin e Bordit Drejtues të ReSPA-së Azir Aliu - ministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në fjalën e tij, ministri Aliu theksoi se do të mundohet të ndërtojë ambient për bashkëpunim më të ngushtë rajonal.

“Si kryesues i ri do të angazhohem plotësisht në avancimin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe vëmendjen politike në sferat kyçe të administratës publike dhe integrimeve evropiane të vendeve të rajonit”, theksoi ministri Aliu. Në këtë takim u prezantua edhe Raporti vjetor i ReSPA-së dhe Buxheti për vitin 2024 – 2025.

Foto: MSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR