• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministri Andonovski në takim me të rinjtë nga sektori i TI-së

Ministri Andonovski në takim me të rinjtë nga sektori i TI-së

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në ditën e parë të punës nga mandati i tij në takim me të rinjtë nga sektori i TI-së porositi se do të punojë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre dhe krijimin e të ardhmes në këtë vend.

"Vizitën e parë zyrtare si ministër për transformim digjital e filloj së bashku me të rinjtë. Të gjitha përpjekjet dhe çështjet duhet të jenë në drejtim të krijimit të kushteve të mira që të rinjtë të zhvillohen dhe ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni", theksoi Andonovski në një deklaratë me shkrim. 

Theksoi se të gjitha reformat janë në fokus të Qeverisë së re.

"Reformat në shoqëri dhe transformimi digjital janë theksi kryesor i Qeverisë së re me të cilat do të mundësohet standard më i mirë i jetesës për të rinjtë dhe do të ulet korrupsioni", ka bërë të ditur Andonovski.

Si kuadro i VMRO-DPMNE-së, Andonovski e kryente funksionin si zëvendësministër plotësues për shoqëri informatike dhe administratë në Qeverinë teknike nga janari deri në maj të këtij viti. Nga ai resor me riorganizimin e administratës shtetërore ka dalë edhe një Ministri e administratës. rq/

Foto: Stefan Andonovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR