Ministri amerikan i Mbrojtjes anuloi udhëtimin në Korenë e Jugut
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin nuk planifikon të udhëtojë në Korenë e Jugut, deklaroi përfaqësuesi amerikan për mediat lokale, pas përpjekjes së dështuar të Presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol për të kryer një grusht shtet ushtarak këtë javë.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:19, 6 dhjetor, 2024
Uashington, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin nuk planifikon të udhëtojë në Korenë e Jugut, deklaroi përfaqësuesi amerikan për mediat lokale, pas përpjekjes së dështuar të Presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol për të kryer një grusht shtet ushtarak këtë javë.
Një nga personat zyrtarë, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se udhëtimi ishte planifikuar, por deri tani është vendosur se nuk është koha e duhur për të.
Udhëtimi i Ostinit në Korenë e Jugut duhej të vijë në një moment të rëndësishëm gjeopolitik. Burimi tha se Koreja e Jugut ishte konsultuar për ndryshimin e planeve për udhëtim. qa/
Foto: EPA