• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri Aliu në “Teknofest”, festivali më i madh i aviacionit në Turqi

Ministri Aliu në “Teknofest”, festivali më i madh i aviacionit në Turqi

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, ku po merr pjesë në festivalin më të madh të aviacionit dhe teknologjisë në Turqi "Teknofest".

Festivali këtë vit mbahet në Aeroportin Etimesgut në Ankara, ndërsa qëllimi i organizimit është të zgjojë interes dhe të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë. 

“Pjesëmarrja jonë sot këtu shënon një hap të rëndësishëm drejt inkurajimit të bashkëpunimit me ekosistemin e inovacionit në Republikën e Turqisë, por edhe më gjerë, duke pasur parasysh se sot këtu kemi kompani të njohura ndërkombëtare nga bota e teknologjisë dhe inovacionit”, ka deklaruar ministri Aliu. kumtuan sot nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.

Siç theksohet në kumtesën, Aliu është ministri i parë që bëri një hap të rëndësishëm në krijimin e Agjencisë për transormimin digjital në Maqedoninë e Veriut.

"Kjo Agjenci do të shërbejë si institucion kryesor dhe përgjegjës për zbatimin dhe koordinimin e transformimit digjital në vend. Ky model unik, i krijuar për zbatimin e infrastrukturës digjitale  në vend, njihet si qasje unike, e cila ka shkaktuar interes tek vendet shumë të zhvilluara në Evropë dhe me gjerë", shpjegojnë në kumtesën nga Ministria.

Pas shumë takimeve dypalëshe, informojnë nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, ministri Aliu është ftuar të prezantojë konceptin e digjitalizimit të shtetit në disa vende te Evropës dhe më gjerë. ls/

Foto: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë

 

QËNDRONI TË LIDHUR