• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat në qeverinë e re nigeriane dhanë betimin para presidentit Tinubu

Ministrat në qeverinë e re nigeriane dhanë betimin para presidentit Tinubu

Abuxha, 21 gusht 2023 (MIA) - Pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve në Nigeri, sot 45 ministra të rinj u betuan para presidentit të vendit, Bola Tinubu duke premtuar se qeveria e re do të ketë një agjendë të përshpejtuar zhvillimore.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se qëllimi i kabinetit të ri qeveritar duhet të jetë ndihma në përmirësimin e situatës për njerëzit në këtë ekonomi më të madhe afrikane dhe vendi më të populluar, në të cilën miliona njerëz luftojnë me vështirësitë ekonomike ku drejtpërdrejtë ka ndikuar politika e qeverisë me presionin e vazhdueshëm ndaj shtresave më të varfra të shoqërisë.

Në ceremoninë e sotme në kryeqytetin Abuxha presidenti Tinubu pranoi se Nigeria përballet me "sfida të tmerrshme" duke nënvizuar se kabineti i ri ka mundësinë t'i zbatojë "reformat e vonuara prej kohësh".

“Duhet që njëri-tjetrin t'i konsiderojmë si përgjegjës dhe duhet të bëjmë punën që të gjithë qytetarët e Nigerisë presin nga ne”, ka qenë porosia e presidentit drejtuar ministrave të rinj.

Më pak se 20 për qind e anëtarëve të qeverisë së re janë gra, duke vazhduar kështu tradita e përfaqësimit të ulët të grave në organet qeveritare në Nigeri. Përveç teknokratëve të sektorit privat, mes ministrave janë edhe disa lojalistë partiak, përfshirë edhe ish guvernatorë që ndihmuan në mobilizimin e mbështetjes për Tinubun gjatë fushatës presidenciale.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR