• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë nënshkruan një marrëveshje kornizë për bashkëpunim ushtarak

Ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë nënshkruan një marrëveshje kornizë për bashkëpunim ushtarak

Shkup, 23 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Jashar Guler, sot në Stamboll nënshkruan Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim ushtarak. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, marrëveshja u nënshkrua në emër të qeverive të dy vendeve dhe në bazë të "nevojës së shprehur për përmirësimin e marrëdhënieve ekzistuese miqësore".

"Qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e bashkëpunimit ushtarak, trajnimit dhe edukimit ushtarak, pjesëmarrjes së ndërsjellë në stërvitje, operacioneve të paqes dhe operacioneve të ndihmës humanitare, industrisë së mbrojtjes, inteligjencës ushtarake, bashkëpunimit logjistik, mjekësisë ushtarake dhe shërbimet shëndetësore, sistemet informative të komunikimit dhe mbrojtja kibernetike dhe shkëmbimi i personelit për zhvillim profesional", thuhet në kumtesë.

Në takim, ministri Misajlovski shprehu "mirënjohjen e tij të madhe për mbështetjen e vazhdueshme nga aleati ynë Turqia, e cila ka qenë partneri dhe miku ynë i rëndësishëm që nga pavarësia jonë dhe që është një faktor i rëndësishëm dhe kontribuese në modernizimin e Armatës dhe pajisjen e saj me mjete të reja, më moderne, të përputhshme me standardet e vendeve anëtare të NATO-s".

Në kuadër të aktiviteteve të sotme, ministri Misajlovski pati një takim edhe me Haluk Gorgun, sekretar i Industrisë së Mbrojtjes, ku u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e modernizimit të Armatës së Maqedonisë dhe për mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak bilateral ndërmjet dy vendeve mike.

Gjatë vizitës dyditore në Republikën e Turqisë, ministri Misajlovski, gjenerali Lafçiski dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Maqedonisë vizituan Panairin e 4-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes - SAHA EXPO 2024, ku morën pjesë në hapjen ceremoniale të panairit.

Nga Ministria informojnë se kanë mbajtur disa takime me përfaqësues të kompanive nga industria turke për qëllime speciale dhe me kompani të tjera nga të gjitha segmentet e kapaciteteve tokësore që mund të jenë me interes përvetësues për mbrojtjen e Maqedonisë.

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR