• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së do të bisedojnë për ndihmën për Ukrainën dhe industrinë mbrojtëse

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së do të bisedojnë për ndihmën për Ukrainën dhe industrinë mbrojtëse

Bruksel, 28 maj 2024 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian sot do të takohen në Bruksel që të bisedojnë për ndihmën ushtarake për Ukrainën, si dhe për përpjekjet për përforcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes.

BE-ja premtoi pesë miliardë euro (5,4 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën përmes fondit jashtëbuxhetor të quajtur Fondi paqesor evropian. Por, Hungaria i mban pagesat. Çdo vend-anëtar i BE-së ka të drejtë të vetos, njoftoi DPA.

"Arritëm marrëveshje se kontributi hungarez në fondin paqesor evropian nuk do të shfrytëzohet për përkrahje ushtarake të Ukrainës", deklaroi mbrëmë shefi i BE-së për politikë të jashtme, Zhozep Borrel.

Ministrat do të bisedojnë për situatën në fushëbetejë në Ukrainë. Në bisedat do të marrin pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në rend të ditës është edhe plani prej 1,5 miliardë eurove që Komisioni Evropian e ka vendosur në mars për përforcimin e industrisë për armatim të BE-së, me qëllim që ajo të pajisohet më mirë për t'u mbrojtur dhe ta armatos Ukrainën. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR