Ministrat e BE-së formalisht i konfirmuan ndryshimet në Kapitullin 35 në bisedimet me Serbinë
- - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve - anëtare të Bashkimit Evropian i miratuan ndryshimet në kapitullin 35 në bisedimet për anëtarësim me Serbinë.
- Post By Fitore Curri
- 15:16, 22 prill, 2024
Bruksel, 22 prill 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve - anëtare të Bashkimit Evropian i miratuan ndryshimet në kapitullin 35 në bisedimet për anëtarësim me Serbinë.
Ndryshimet kanë të bëjnë me detyrimet e atij shteti të cilat dalin nga marrëveshjet me Kosovën të arritura vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
Pasi Këshilli i ministrave të BE-së e miratoi, tani edhe zyrtarisht ka ndryshuar dhe është plotësuar kapitulli 35 në bisedimet për anëtarësim me Serbinë.
Brukseli me shkrim do ta njoftojë Serbinë për ndryshimet.
Kapitulli 35 nga bisedimet për anëtarësim mes Brukselit dhe Beogradit ka të bëjë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në tekstin e dakorduar në kapitullin 35, ka të bëjë me avancimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE do të udhëhiqet nga progresi i vendit në përgatitjet për anëtarësim.
Kjo, siç bëhet e ditur, "do të matet veçanërisht lidhur me angazhimin e vazhdueshëm me Serbinë për përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, si dhe kërkesat e tjera të përmbajtura në pikën 23 nga korniza e bisedimeve". fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s