Minçevi në Romë i prezantoi reformat: Administratë publike e departizuar, profesionale dhe evropiane
- – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për reforma: Dialog i ministrave Ballkani Perëndimor – Italia”, i mbajtur në Romë. Në panelin kushtuar reformës së administratës publike dhe integrimit evropian, ai i prezantoi prioritetet kryesore të Qeverisë: administratë profesionale, efikase dhe transparente si servis i qytetarëve dhe bartës i vlerave evropiane.
- Post By Fitore Curri
- 14:30, 19 nëntor, 2025
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për reforma: Dialog i ministrave Ballkani Perëndimor – Italia”, i mbajtur në Romë. Në panelin kushtuar reformës së administratës publike dhe integrimit evropian, ai i prezantoi prioritetet kryesore të Qeverisë: administratë profesionale, efikase dhe transparente si servis i qytetarëve dhe bartës i vlerave evropiane.

Ngjarja, e organizuar nga Ministria e Administratës Publike të Italisë, Shkolla Kombëtare për Administratë të Italisë (SNA) dhe Shkolla Rajonale për Administratë Publike (ReSPA) i bashkoi ministrat e rajonit, përfaqësues të lartë nga institucionet evropiane dhe ekspertë nga sfera e administratës publike.
Në konferencë, siç bëri të ditur Ministria, folën ministri italian i Administratës Publike, Paolo Zangrillo, kryetarja e Shkollës Kombëtare për Administratë, Paola Severino dhe drejtoresha e ReSPA, Maja Haxhiska – Trendafillova.
Në fjalimin e tij, ministri Minçev i prezantoi prioritetet kryesore të reformave të Qeverisë në sferën e administratës publike dhe e theksoi drejtimin strategjik të shtetit në procesin e integrimit evropian.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë administratë efikase, profesionale dhe transparente e cila do të jetë servis i vërtetë i qytetarëve dhe bartës i vlerave evropiane”, theksoi Minçevi.

Ministri foli edhe për kornizën e re ligjore për shërbimin publik, duke theksuar se tre ligjet e reja sistemore vendosin themele për model bashkëkohor dhe evropian të menaxhimit me burimet njerëzore.
“Përmes ligjeve të reja vendosim sistem të meritave të bazuar në profesionalizëm, kompetenca dhe integritet. Qëllimi ynë është administratë e cila do të funksionojë sipas rregullave, ndërsa jo sipas përjashtimeve”, potencoi Minçevi.
Theks i veçantë, siç tha Minçevi, i ishte vendosur procesit të vendosjes së Ligjit për shërbimin e lartë udhëheqës.
“Me këtë ligj krijuam bazë për kuadër menaxhues profesional i zgjedhur sipas meritave, ndërsa jo sipas përkatësisë politike. Kjo është kyçe për funksionim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të institucioneve”, shtoi ai.
Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, ministri theksoi se proceset e reformave nuk mund të zbatohen në mënyrë të izoluar dhe se shkëmbimi i përvojave përmes nismave të ReSPA përfaqëson nxitje të rëndësishme për avancimin e standardeve administrative në rajon.
Ministri Minçev në fund theksoi se administrata publike duhet të jetë forcë lëvizëse për ndryshim, duke theksuar se profesionalizmi dhe digjitalizimi janë mekanizmat kryesorë që forcojnë besimin dhe inkurajojnë progresin evropian. Ai tha se Ministria do të vazhdojë të zbatojë në mënyrë proaktive reformat që rrisin efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve, me qëllimin e vetëm për një administratë që u shërben vërtet qytetarëve dhe e çon vendin përpara drejt Bashkimit Evropian. fc/
Foto: Ministria e Administratës Publike