• e enjte, 04 dhjetor 2025

Minçev: Ligji për organizimin dhe punën e administratës shtetërore do të jetë një hallkë kyçe në reformën e administratës publike

Minçev: Ligji për organizimin dhe punën e administratës shtetërore do të jetë një hallkë kyçe në reformën e administratës publike

Shkup, 17 shtator 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Administratës Publike sot u mbajt një takim pune mes ministrit të Administratës Publike Goran Minçev dhe përfaqësuesve të SIGMA-s - nisma e Bashkimit Evropian dhe OECD-së për mbështetje të reformave në administratën publike. Temë e bisedës ishte procesi i punës dhe dinamika për përgatitjen e Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të  Administratës Shtetërore (LOPOASH).

Ministri Minçev theksoi se LOPOASH i ri duhet të përfaqësojë një hallkë kyçe në reformën e përgjithshme të administratës publike, me qëllim të krijimit të një administrate më efikase, më të përgjegjshme dhe më të orientuar drejt shërbimeve.

"Qëllimi ynë është të vendosim një administratë bashkëkohore dhe funksionale e cila do të jetë servis për qytetarët, ndërsa jo për vetveten. Ligji për organizimin dhe punën e administratës shtetërore duhet të sigurojë strukturë të qartë, racionalizim të proceseve dhe transparencë më të madhe në vendimmarrje", theksoi Minçev.

Ai shtoi se reformat nuk janë vetëm obligim ligjor i shtetit në procesin e integrimit evropian, por edhe përgjegjësi politike para qytetarëve.

"Me ndryshimet e tilla ne tregojmë se Maqedonia shkon drejt rrugës evropiane - ndërton institucione të forta, zvogëlon burokracinë dhe rrit besimin e qytetarëve në sistem", thekson ministri.

Përfaqësuesit e SIGM-s mirëpritën përkushtimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe vlerësuan si një hap të konsiderueshëm përpara miratimin e Ligjit për nëpunësit administrativ, Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të nëpunësve publikë, si dhe procesin e nisur për miratimin e tre ligjeve të reja: Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (LOPOASH),  Ligjit për shërbimin udhëheqës të lartë dhe Ligjit për sistem të pagave.

Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë në mënyrë aktive të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me institucionet vendore dhe opinionin, që të sigurojë zgjidhje ligjore të cilat do të marrin përfitime reale për qytetarët dhe do ta inkurajojnë zhvillimin e administratës publike bashkëkohore në pajtim me standardet evropiane. sa/

 Foto: Kabineti i Ministrit të Administratës Publike 

QËNDRONI TË LIDHUR