• e hënë, 23 dhjetor 2024

Minçev: Duhet të miratohet ligj për përfaqësim të drejtë i cili do të jetë afatgjatë dhe i zbatueshëm

Minçev: Duhet të miratohet ligj për përfaqësim të drejtë i cili do të jetë afatgjatë dhe i zbatueshëm

 Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçevi konsideron se nuk duhet të përshpejtohet me ligjin për përfaqësim të drejtë sepse duhet të bëhet një zgjidhje përkatëse ligjore e cila do të jetë afatgjate dhe e zbatueshme. Ligji, sipas Minçevit, duhet të kalojë në një debat publik me pjesëmarrjen e ekspertëve, ndërsa para se të miratohet të merret edhe mendim nga Komisioni i Venecias.

 "Në këtë shoqëri çdokush mundë të bëjë një ligj dhe nuk është çështja më e rëndësishme se kush do ta bëjë ligjin. Ajo që është shumë e rëndësishme është që në koalicionin qeveritar ka kapacitet për dialog politik për të arritur në një përmbajtje të një zgjidhjeje ligjore e cila nuk do të jetë lëndë sërish në një vendimi të ri në gjykatë. Kjo do të thotë se duhet të mos përshpejtohet me këtë zgjidhje ligjore, se duhet që të hapet një debat publik në të cilën do të përfshihen ata kompetentë, ndërsa ky është opinioni i ekspertëve, veçanërisht ata që janë përgjegjës për kushtetutshmërinë e zgjidhjes së mundshme ligjore. Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se përfaqësimi i drejtë është një kategori kushtetuese, që do të thotë se duhet të arrihet një draft-version ose, ndërkaq, një Draft-ligj, i cili pas një debati serioz duhet t'i dërgohet Komisionit të Venecias me qëllim që të kemi një zgjidhje përkaqëse e cila do të jetë afatgjatë me përmbajtje të mirë,  por më e rëndësishmja e zbatueshme. Shpresoj se Qeveria do të vijë në atë zgjidhje, por theksoj se nuk ka nevojë të përshpejtohet sepse ajo kategori kushtetuese do të vlejë edhe tani, komunitetet etnike do të kenë mundësi të punësohen në përputhje me ligjet ekzistuese dhe pa këto dispozita. që janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese", tha Minçevi në debatin e sotëm në Qeveri kushtuar ekonomisë, financave dhe administratës publike. 

Minçevi tha se nuk do të ketë punësime të kuadrove joprofesionale vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike, por gjithashtu thekson se përkatësia etnike nuk duhet të lidhet me sistemin e meritave. Sipas tij, përkatësia etnike nuk është arsyeja e vetme për rejtingun e keq të një pjese të administratës publike, por arsyet duhet të kërkohen edhe në punësimet partiake në administratë. 

 "Sistemi i meritave nënkupton përmirësimin e karrierës bazuar në cilësi, ekspertizë dhe rezultate të demonstruara. Ka funksionuar edhe pa balancues, kështu që komunitetet etnike janë punësuar edhe para vitit 2001 dhe kemi pasur një administratë seriozisht të mirë. Edhe këtu nuk do ta theksoj se vetëm përkatësia etnike kontribuoi në cilësinë e dobët ose të keqe të një pjese të administratës publike. Kjo nuk është vetëm çështje etnike. Është fjala për punësim partiak, për nepotizëm, i cili bazohet në paaftësinë e një pjese të administratës publike", tha Minçevi.

 Ligji për shërbimin e lartë drejtues, siç bëri paralajmëroi, planifikohet të miratohet vitin e ardhshëm. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR