• e hënë, 23 dhjetor 2024

Milloshoski: Komisioni i Politikës së Jashtme nuk ka marrë propozime për ambasadorë të rinj

Milloshoski: Komisioni i Politikës së Jashtme nuk ka marrë propozime për ambasadorë të rinj

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme nuk kanë mbërritur propozime të reja për ambasadorë, deklaroi sot kryetari i këtij trupi legjislativ, deputeti Antonio Milloshoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për informacionet në opinion për ambasadorin në Beograd, ai tha se tek Komisioni nuk ka dorëzuar propozim, por gjithashtu dhe për shtetet e tjera.

"Tani për tani nuk kemi marrë propozim për tezat e ambasadorit i cili do të shkonte për në Beograd. U dëgjuan ato spekulime për zotin Zhernovski, por informacionet e fundit flasin se me siguri ky propozim është tërhequr dhe se nuk ka të interesuar të tjerë në kuadër të koalicionit qeveritar", deklaroi kryetari i Komisionit kuvendor, Antonio Milloshoski.

Në konferencën për shtyp në Kuvend tha se jozyrtarisht ka informacione nga MPJ se është duke u përgatitur një listë e ambasadorëve për në Berlin, Budapest, Bukuresh, Bern, Sokholm, por se akoma nuk ka mbërritur në Kuvend.

QËNDRONI TË LIDHUR