• e hënë, 23 dhjetor 2024

Milloshoski: Deputetët me certifikata sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument “sekret shtetëror”

Milloshoski: Deputetët me certifikata sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument “sekret shtetëror”

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski i cili së bashku me disa deputetë të tjerë me certifikata sigurie kërkuan mbikëqyrje në marrëveshjen me "Behtel dhe Enka", sot deklaroi se kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument "sekret shtetëror".

"Së pari, dua të them se sipas Kushtetutës dhe ligjit për informacion të klasifikuar, deputetët që posedojnë certifikatë sigurie kanë të drejtë qasjeje në çdo dokument 'sekret shtetëror', dhe jo disa ministra të qeverisë t'i rishpjegojnë ato dokumente në Kuvend. Qasja është që të keni dokumentin dhe marrëveshjen në dorë, ta analizoni dhe të dini se cilat janë klauzolat e mira dhe të këqija për buxhetin", ka thënë Milloshoski në deklaratën për media.

Duke folur mbi paralajmërimin e djeshëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi se marrëveshja do të prezantohet, deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se Xhaferi me këtë qëndrim nuk duket si i pari ndër deputetë.

Ai ka thënë se fshehja e marrëveshjes është indikacioni më i fortë se atë që kanë pranuar, siç tha ai, “Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski, ka indikacione të forta për korrupsion dhe kriminalitet”.

"Çdo kryeministër apo ministër i cili ka nënshkruar një marrëveshje të mirë në interes të shtetit apo qytetarëve do të donte që atë marrëveshje ta sheh publiku dhe anasjelltas, secili që fsheh një marrëveshje nga publiku vetëm konfirmon dyshimet se ajo marrëveshje është në dëm të buxhetit", ka thënë mes tjerash Milloshoski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR