• e premte, 20 dhjetor 2024

Millanoviq pas takimit me Mickoskin: Bashkimi Evropian është i padrejtë ndaj Maqedonisë së Veriut

Millanoviq pas takimit me Mickoskin: Bashkimi Evropian është i padrejtë ndaj Maqedonisë së Veriut

Zagreb, 19 gusht 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian është i padrejtë ndaj Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut deri tani ka përmbushur shumë kërkesa që janë kërkuar nga ajo që të përshpejtohen negociatat dhe hyrja në Bashkimin Evropian, Por edhe krahas asaj, edhe më tej janë larg anëtarësimit. E tërë kjo tregon se BE-ja nuk ka marrëdhënie të sinqertë dhe të ndershme ndaj Maqeodonisë së Veriut, tha presidenti kroat Zoran Milanoviq, në takimin me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili sot gjendet për vizitë të parë zyrtare në Kroaci.

Në takimin, siç informon Kabineti i presidentit Millanoviq, u konfirmua se Kroacia edhe më tej do të jetë përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe do të angazhohet për hyrje në Union, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Zagrebi.

Paraprakisht, siç njoftoi raportuesi i MIA-s, porosi të njëjtë dërgoi edhe kryeministri kroat, Andrejt Plenkoviq. Në pres konferencë pas takimit me kryeministrin Mickoski, kryeministri kroat tha se gjatë 20 viteve të fundit, ka pasur shumë padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ka ardhur koha kur të gjitha këto duhet të respektohen

"Tema që rëndon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut është, sipas nesh, e padrejtë ndaj popullit maqedonas, identitetit maqedonas. Mendoj se janë bërë aq shumë lëshime nga pala maqedonase, sa që vështirë se ndonjë komb dhe shtet do të pranonte të ndërmarrë kaq shumë hapa nga ana e tyre për të përshpejtuar rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaroi Plenkoviq, duke shtuar se negociatat që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE të fillojnë sa më shpejt.

Kryeministri Mickoski tha se padrejtësia që na është bërë në dy dekadat e gjysmë është e madhe dhe se kemi bërë lëshime si askush tjetër, duke filluar nga referimi i përkohshëm i emrit të shtetit, përmes ndryshimit të flamurit dhe kartëmonedhave, deri te ndryshimi i emrit të shtetit me Мarrëveshjen e Prespës.

"Ne kemi shumë probleme të brendshme dhe do t'i zgjidhim dhe këtu nuk duhet të ketë dilema, do të punojmë sipas nevojës. Fakti që nuk varet nga ne është pikërisht fillimi i negociatave. Fatkeqësisht, kjo varet edhe nga të tjerët. Ne kemi bërë mjaft, tani duhet dikush që të na hapë derën që të hyjmë në atë dhomë për të filluar negociatat dhe për të treguar se sa mund të bëjmë", theksoi Mickoski.

 Në konferencën për media ai tha se ende jemi në një vorbull që nuk ka fund të sigurt, edhe pse dëshira e qytetarëve të Maqedonisë për të qenë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian është e madhe. bsh/

Fot: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR