• e hënë, 23 dhjetor 2024

Millanoviq i caktoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci për më 17 prill, për herë të parë do të votohet të mërkurën

Millanoviq i caktoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci për më 17 prill, për herë të parë do të votohet të mërkurën

Zagreb, 15 mars 2024 (MIA) - Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen më 17 prill, kumtoi sot presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, lajmëroi Hina.

Këto do të jenë zgjehdjet e para në Kroaci në të cilat do të votohet të mërkurën, 17 prill, ndërsa ajo ditë është shpallur ditë jopune në vend.

Millanoviq e shpalli datën e zgjedhjeve parlamentare pasi që dje u shpërnda prëbërja e dhjetë e Saborit kroat.

Presidenti kroat solli edhe vendim për shpallje të zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin evropian nga Republika e Kroacisë, ndërsa votimi do të mbahet të dielën më 9 qershor 2024. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR