• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Militantët islamistë në Pakistan i kanë vrarë gjashtë persona gjatë sulmit të një burimi të naftës

Militantët islamistë në Pakistan i kanë vrarë gjashtë persona gjatë sulmit të një burimi të naftës

Islamabad, 23 maj 2023 (MIA) - Militantët islamikë në pakistan sot e sulmuan një instalacion për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror në pjesën veriperëndimore të vendit, me ç'rast i kanë vrarë katër policë dhe dy roje, kumtoi policia.

"Rreth 50 militantë e kanë sulmuar vendin e gropuar nga  „MOL Pakistan Oil and Gas Company“ në rajonin pakistanez Hangu, në afërsi të kufirit me Afganistanin, deklaroi përfaqësuesi i policisë Irfan Kan.

Asnjë organizatë akoma nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë, ndërsa kompania nuk iu përgjiguj menjëherë kërkesës për koment.

Policia kumtoi se militantët me armatim të rëndë i kanë sulmuar dy burime nafte, M-8 dhe M-10 duke përfshirë edhe rakethedhës dore.

"Rojet e M-8 e kanë sulmuar sulmin terrorist, por ka pasur viktima në M-10", tha Kan.

Sipas policisë, militantët më pas e kanë dëmtuar edhe një central solar para se të arratisen në provincën fqinje Vaziristani Veriut, prej ku kanë ardhur.

Grupet e ndryshme militante, duke i përfshirë edhe talebanët pakistanezë, me vite operojnë në malet e largëta të veriperëndimit të vendit prej ku i sulmojnë forcat e sigurisë dhe infrastrukturën në luftën e tyre kundër shtetit.

QËNDRONI TË LIDHUR