Miler: Ekziston mundësia që të transferohem në ligën MLS
- Sulmuesi legjendar i Bajernit të Munihut, Tomas Miler, deklaroi sot se mund ta vazhdojë karrierën në një klub në ligën amerikane MLS.
- Post By Fami Bajrami
- 11:43, 26 qershor, 2025
Munih, 26 qershor 2025 (MIA) - Sulmuesi legjendar i Bajernit të Munihut, Tomas Miler, deklaroi sot se mund ta vazhdojë karrierën në një klub në ligën amerikane MLS.
"Po, ekziston një mundësi e tillë, por duhet të mendoj. Tani për tani jam plotësisht i përqendruar në Kupën e botës për klube. Mund të ketë negociata, por gjëja kryesore tani është turneu", tha Mileri.
35-vjeçari Miler i cili është pjesë e Bajernit që nga viti 2009, njoftoi më parë se largohet nga klubi në fund të sezonit aktual.
"Nuk nxitoj, nuk jam nën stres kur marr vendime", tha Mileri i cili mban rekordin tek Bajerni për numrin e ndeshjeve të luajtura për këtë klub.
FOTO: EPA