• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mile Janakieski del nga burgu

Mile Janakieski del nga burgu

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Pas gjashtë viteve në burg për disa lëndë nga ish-Prokuroria speciale publike, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, sot del nga burgu "Shkup".

Gjykata e apelit në Shkup paraprakisht solli vendim ai të ketë lirim me kusht për lëndën "Titanik".

Krahas lëndës "Titanik", Janakieski ishte i akuzuar edhe në lëndët "Shkallët spanjolle" dhe "27 Prilli".

Gjykata evropiane për të drejta dhe liri të njeriut vitin e kaluar e kumtoi aktakuzën në rastin e ish-ministrit kundër Maqedonisë së Veriut, lidhur me masat e shqiptuara për paraburgim për lëndët gjyqësore "27 prilli" dhe "Shkallët spanjolle", në të cilin qëndronte se i ishin shkelur të drejtat nga neni 5 i Konventës evropiane për të drejta të njeriut.

Sipas aktvendimit, shteti do të duhet t'i paguajë dëmshpërblim të prëgjithshëm prej 6.100 Janakieskit, prej të cilave 3.900 euro për dëm jomaterial dhe 2.200 euro për shpenzime. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR