• e hënë, 23 dhjetor 2024

Milatoviq për MIA: Mali i Zi në linjë të njejtë me BE-në - nevojiten zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Milatoviq për MIA: Mali i Zi në linjë të njejtë me BE-në - nevojiten zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Strugë, 15 qershor 2023 (MIA) - Mali i Zi e mbështetë fuqishëm dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe tërësisht e ndan qëndrimin m BE-në se për arritje të deeskalimit të tensioneve nevojitet sërish të ketë zgjedhje në veri të Kosovës, dhe të përmbushen edhe parakushtet të cilat kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë në intervistë për MIA-n presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

"Mendoj se kemi qëndrim plotësisht identik lidhur me këtë çështje me BE-në, se për arritje të atij deeskalimi nevojitet sërish të ketë zgjehdje në veri të Kosovës, se duhet të përmbushen edhe ato parakushte, të cialt kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si disa hapa drejt deeskalimit të mëtutjeshëm të tensioneve, dhe tërë asaj që çon drejt saj mali i Zi e mbështetë. Në atë kuptim, qëndrimi ynë është i qartë dhe mendoj se është i ngjashëm me qëndrimin e Maqedonisë së Veriut, Konsideroj se me të vërtetë na nevojitet Ballkan Perëndimor më prosperues dhe stabil si pjesë e BE-së, nënvizon në intervistën për MIA-n, dhënë në margjina të Forumit të Prespës për dialog në Strugë.

Millatoviq në funksionin e ri është më pak se një muaj, pasi që në zgjedhjet për president e fitoi Millo GJukanoviqin, i cili mbi tre dekada e caktonte politikën e vendit.

Në video intervistën të cilën MIA do ta publikojë tërësisht nesër, shefi i shtetit malazez flet mes tjerash edhe për pritjet nga Qeveria e re malazeze e cila duhet të formohet pas zgjehdjeve të mbajtura javën e kalaur, në të cilat fitoi Lëvizja Evropa tnai (Nisma Evropa tani-PES), bashkëthemelues i së cilës është edhe ai. Milaltoviq, i cili është ekonomist me profesion dhe ish-ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit, foli edhe për procesin e eurointegrimeve, si dhe nismën Ballkani i hapur. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR