• e hënë, 01 korrik 2024

Milani, Totenhemi dhe Uest Hemi interesohen për Sarin

Milani, Totenhemi dhe Uest Hemi interesohen për Sarin

Romë, 23 mars 2023 (MIA) – Skuadra nga Seria A, Milan dhe klubet e Premier ligës Totenhem dhe Uest Hem janë duke monitoruar situatën me trajnerin e Lacios, Mauricio Sari.

Sipas “Il Messaggero”, eksperti 64-vjeçar i futbollit kërkon të marrë garanci nga romakët për përforcime sezonin e ardhshëm në mënyrë që skuadra të konkurrojë për titullin kampion.

Nëse Sari nuk merr garancitë, atëherë është i gatshëm të largohet nga klubi, pasi marrëdhëniet e tij me drejtuesit e Lacios janë ftohur këtë sezon.

Interesim për kandidaturën e tij po shfaqin Totenhemi, Uest Hemi, Milani dhe Fiorentina.

Sari është në krye të Lacios që nga vera e vitit 2021. Para kësaj, italiani ka drejtuar Juventusin, Çelzin, Napolin dhe Empolin.

Pas 27 xhirove në Seria A, Lacio është i dyti në tabelë me 52 pikë, 19 më pak se lideri Napoli. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR