• e martë, 24 dhjetor 2024

Milani kërkon rreth 80 milionë euro për Teo Hernandezin

Milani kërkon rreth 80 milionë euro për Teo Hernandezin

Milano, 28 shkurt 2024 (MIA) - Milani gjatë verës mund të ndahet me mbrojtësin Teo Hernandez, por klubi nuk do ta lirojë lojtarin për më pak se 70-80 milionë euro, bën të ditur gazetari Mateo Moreto.

Sipas informacioneve, për 26-vjeçarin francez janë të interesuar edhe Bajerni i Munihut dhe klube nga Premier liga si dhe Arabia Saudite.

Kontrata e Hernandezit me Milanin është deri në verën e vitit 2026 dhe klubi ka për qëllim t'i ofrojë vazhdimin e kontratës.

Mbrojtësi luan për Milanin që nga viti 2019 dhe për momentin është kapiteni i dytë i skuadrës.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR