Milan i interesuar për Milerin
- Futbollisti gjerman, Tomas Miler mund të transferohet nga Baern Munihu në Milan.

Munih, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti gjerman, Tomas Miler mund të transferohet nga Bajerni i Munihut në Milan.
Sipas gazetarit të "Bild", Kristian Falk, klubi milanez është i interesuar për lojtarin sepse beson se ai mund ta ristartojë karrierën në Milan.
Interi dhe Juventusi gjithashtu tregojnë interesim për Milerin.
Gjatë karrierës së tij Miler ka luajtur për Baejrnin e Munihut. Kontrata e tij aktuale me ekipin e Bundeligës përfundon verën e ardhshme.
Këtë sezonë futbollisti ka luajtur 10 ndeshje në kampionatin gjerman, në të cilin ka shënuar një gol dhe katër asistime. mb/
Foto. EPA