• e martë, 25 qershor 2024

Micotakis: Rruga e Shkupit dhe e Tiranës drejt Evropës kalon edhe përmes Greqisë

Micotakis: Rruga e Shkupit dhe e Tiranës drejt Evropës kalon edhe përmes Greqisë

Athinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Vota jonë në zgjedhje bëhet porosi për fqinjët tanë veriorë. Rruga e tyre drejt Evropës kalon edhe përmes vendit tonë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, sundimit të sëd rejtës, Marrëveshjeve. Diçka që ka të bëjë me Shkupin, njejtë edhe me Tiranën, porositi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Selaniku, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Këto ditë kulminon fushata parazgjehdore në Greqi pë zgjedhjet evropiane që do të mbahen të dielën, Micotakis dje foli në tubimin e Demokracisë së Re në Selanik, ndërsa nesër do ta mbajë tubimin e fundit, tradicionalisht në qendër të Athinës.

Paralelisht me tubimet, kryeministri grek porositë parazgjedhore drejtuar qytetarëve i dërgon edhe përmes intervistave, ndërsa e fundit ishte dje për televizionin "Antena".

Micotakis, mes tjerash, edhe njëherë kërkoi nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, kur zyrtarisht do të bëhet kryeministër, të japë deklaratë kategorike, se e respekton Marrëveshjen e Prespës në të cilën "arritja themelore është një emër për të gjithë, erga omnes".

"Në të kundërtën, të vetmen gjë që mund ta arrijë është të ketë një përvojë të parë të pakëndshme, kur të gjithë së bashku do të tkaohemi në Uashington, në 75-vjetorin e NATO-s, në fillim të korrikut", shtoi Micotakis dhe edhe njëherë prësëriti se edhe në Samitin e NATO-s do ta inicojë çështjen konkrete.

Në ypetjen nëse është në tryezë mundësia që Greqia ta bllokojë rrugën e Shkupit dhe Tiranës drejt Bashkimit Evropian, Micotakis shprehi optimizëm se kjo nuk do të nevojitet sepse, siç tha, është i sigurt se "në fund dp të mbisundojë logjika". ab/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR