Micotakis: Po shkruajmë kapitull të ri në historinë energjetike të Greqisë
- – Sot po shkruajmë kapitull të ri në historinë energjetike të Greqisë, theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në porosinë për marrëveshjen ndërmjet „ExxonMobil“, „Energean“ dhe „HELLENiQ ENERGY“, për pjesëmarrjen e kompanisë amerikane në koncesionin e Bllokut 2 për hulumtim të hidrokarbureve në Detin Jon, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 15:36, 6 nëntor, 2025
Athinë, 6 nëntor 2025 (MIA) – Sot po shkruajmë kapitull të ri në historinë energjetike të Greqisë, theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në porosinë për marrëveshjen ndërmjet „ExxonMobil“, „Energean“ dhe „HELLENiQ ENERGY“, për pjesëmarrjen e kompanisë amerikane në koncesionin e Bllokut 2 për hulumtim të hidrokarbureve në Detin Jon, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakisi theksoi se “gjiganti energjetik amerikan ‘ExxonMobil’ e zgjeron aktivitetin e tij” në Greqi, duke pasur parasysh atë që tashmë merr pjesë në hulumtime në dy blloqe në jug dhe jugperëndimit të Kretës.
“Nuk është thjesht një investim tjetër. Ky është shpimi i parë eksplorues në atdheun tonë në gati 40 vjet. Një moment historik. Një akt përgjegjësie dhe perspektive. Ne po e vëmë në praktikë angazhimin tonë: me një plan dhe vizion, po shfrytëzojmë pasurinë tonë kombëtare. Për një Greqi që është energjikisht e sigurt, gjeopolitikisht e fortë dhe tërheqëse për investime”, tha Micotakis.
Siç konfirmoi paraprakisht MIA, në margjinat e takimit të Partneritetit të gjashtë për bashkëpunim energjetik transatlantik (R-TEC) që mbahet në Athinë, kompania amerikane “ExxonMobil“, nënshkroi marrëveshje me “Energean“ dhe „HELLENiQ ENERGY“ të cilët tashmë e kanë koncesionin për Bllokun 2 në pjesën veriperëndimore të Detit Jon, në afërsi të Zonës Ekskluzive Ekonomike të Italisë. fc/