• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme lokale janë me rëndësi për të ardhmen e vendit

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme lokale janë me rëndësi për të ardhmen e vendit

Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Vizioni "Maqedonia yte" është vizion për qytetarë të fortë, komuna të forta dhe shtet të fortë, tha sot lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski në promovimin e koalicionit i cili do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Me liderët e partive politike nga koalicioni, theksoi ai, ata miratuan një deklaratë "Për Maqedoninë e qytetarëve dhe për komuna që krijojnë të ardhmen".

"Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është padyshim koalicioni më i madh i cili është i përbërë nga 25 parti politike të cilat janë të natyrës së ndryshme dhe në masë të madhe paraqesin ngjyrën e shoqërisë së vendit. Strukturë dhe përkatësi e ndryshme, gjë që vetëm konfirmon se po bashkohemi rreth platformës së përbashkët që nënkupton sigurimin e një të ardhme dhe progresi", tha Mickoski.

Zgjedhjet e ardhshme lokale sipas kreut të VMRO-DPMNE-së janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

"Pushtetet lokale janë kompetente për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj kryetari komune zgjidhet, ndërsa ne në periudhën e kaluar kemi treguar dhe dëshmuar se dimë t'i udhëheqim komunat pa asnjë skandal dhe me shumë punë. Në katër vitet e ardhshme të gjitha komunat do të kenë mbështetjen e pushtetit qendror. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me atë që çdo person në vend të bëjë zgjedhjen e duhur për vendin e tij, komunën tuaj, duke zgjedhur personin i cili do të luftojë për çdo person në shoqëri. Ai person duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të zgjidhë problemet. Prandaj do të dalim me ofertë dhe njerëz që do të jenë zëri i popullit në administratë dhe komuna dhe do të punojnë për qytetarët. Jemi të bindur se forca e shtetit nuk matet vetëm përmes institucioneve të tij në nivel qendror, por përmes jetës së përditshme në qytete dhe fshatra, në komuna ku qytetarët realizojnë të drejtat e tyre dhe shijojnë ëndrrat e tyre", theksoi Mickoski.

Ai nënvizoi se janë të vendosur të ndërtojnë komuna që do të jenë shembull i qeverisjes demokratike, efikasitetit ekonomik, afirmimit kulturor dhe respektit të ndërsjellë.

Ne do të inkurajojmë politika që do të krijojnë vende të reja pune dhe do të forcojnë ndjenjën e sigurisë ekonomike në çdo komunë. Ne do të angazhohemi për përmirësimin e kujdesit shëndetësor primar përmes modernizimit të klinikave ambulatore, pajisjes më të mirë të qendrave shëndetësore dhe qasjes më të lehtë në shërbimet mjekësore. Zonat rurale do të kenë fokus të veçantë. Arsimi do të jetë një instrument kyç për ndërtimin e brezave që do ta çojnë Maqedoninë përpara me njohuri, vlera dhe përgjegjësi. Të rinjtë janë kapitali më i madh në vendin tonë. Do të krijojmë politika që do t'u ofrojnë atyre arsim cilësor, mundësi për sport dhe kulturë dhe kushte të mira punësimi. Do të krijojmë një mjedis që ata të qëndrojnë në komunat e tyre për të ndërtuar të ardhmen e tyre në shtëpi, në atdheun e tyre, Maqedoninë", ka thënë Mickoski.

Ai premtoi se do të luftojnë për ajër të pastër, menaxhim të mbeturinave, përdorim të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mbrojtje së natyrës. Por, ata gjithashtu do të krijojnë politika të gjelbra në çdo komunë për shëndetin dhe cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR