• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mickoski: VMRO-DPMNE mbështet një njësi zgjedhore, nuk ka të drejtë më të madhe demokratike se sa diaspora të marrë pjesë në procesin zgjedhor

Mickoski: VMRO-DPMNE mbështet një njësi zgjedhore, nuk ka të drejtë më të madhe demokratike se sa diaspora të marrë pjesë në procesin zgjedhor

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE nuk ka problem të mbështesë një njësi zgjedhore, deklaroi kryetari i partisë dhe kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin zgjedhor me procedurë të shkurtuar që në rend dite të seancës parlamentare janë sot si të iniciuara nga Partia Liberaldemokrate.

Ai përsëriti qëndrimin e partisë se do të mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore me të drejtë vote për diasporën. Siç tha ai "nuk ka të drejtë më të madhe demokratike se sa që diaspora të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale", pasi që deputetja nga Fronti Evropian, "akuzoi qeverinë se nuk kujdeset për diasporën me Ligjin e ri për vetëqeverisje lokale dhe po ua mohon këtë të drejtë”.

"Ja ne jemi që të kemi një njësi zgjedhore dhe të mund të marrin pjesë në një proces të tillë zgjedhor. Të mos kemi shpenzime, të mos kemi më shumë njësi zgjedhore, le të kemi një dhe praktikisht të gjitha votat të derdhen në një njësi zgjedhore, si të popullsisë rezidente, por edhe diasporës që dëshiron të marrë pjesë. Madje shkuam një hap më tej dhe thamë - deri tani është votuar në përfaqësi diplomatike dhe konsullore, por ka vende që lejojnë që kutitë e votimit të vendosen jashtë PDK-ve, pra jashtë territorit, madje edhe për këtë thamë se jemi "pro". Pra, ne si VMRO-DPMNE nuk kemi problem të mbështesim një njësi zgjedhore", ka thënë kryeministri gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e makinerisë në UCM.

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar nga presidentja dhe deputetja e Partisë liberaldemokrate, Monika Zajkova për një njësi zgjedhore është sot në rendin e ditës të seancës së 53-të të Kuvendit.

Sipas shpjegimit, ndryshimet e propozuara për një njësi zgjedhore janë me qëllim arritjen e vlerës së barabartë për votën e të gjithë qytetarëve, pavarësisht shpërndarjes gjeografike; Futja e votimit preferencial – me qëllim që votuesve t’u jepet ndikim më i madh në përzgjedhjen e kandidatëve individual në listat zgjedhore dhe të rritet përgjegjësia e përfaqësuesve të zgjedhur; Përfaqësim më i madh i subjekteve më të vogla politike – përmes përfaqësimit të drejtë konform mbështetjes reale në nivel kombëtar dhe Forcimi i besimit në procesin zgjedhor – përmes transparencës, drejtësisë dhe rritjes së llogaridhënies së aktorëve politikë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR