• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Mickoski: VMRO-DPMNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Shifrat e matjeve të opinionit publik, të ashtuquajturat anketa tregojnë qartë se VMRO-DPMNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shifrat e anketave janë ashtu siç janë, opinioni i njeh, VMRO-DPMNE është favorit i madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen për pak më pak se ose do të thoja pak më shumë se 2 muaj, diku rreth 44-45 ditë deri në fillimin e fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, thotë kryetari i partisë Hristijan Mickoski.

"VMRO-DPMNE është favorit i madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen për pak më shumë se 2 muaj. Diku rreth 44-45 ditë kemi deri në fillimin e fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, thotë Mickoski i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zdravo Makedonijo” në televizionin kanal 5, duke theksuar se dallimi është i madh dhe se është më shumë se 2:1 dhe kjo do të jetë edhe më e lartë, përkatësisht 2.5 ndaj 1.

Sipas tij, zëri i popullit praktikisht shfaqet përmes atyre shifrave të matjeve të opinionit publik dhe nga ato shifra shihet se një shumicë dërrmuese 3/4 e njerëzve janë të pakënaqur me cilësinë e jetës dhe mendojnë se Maqedonia po ecën në drejtim të gabuar dhe se duhet të ketë ndryshime. Numri i qytetarëve të kënaqur, shton ai, është njëshifror.

Në paraqitjen e tij ai thekson se pjesa më e vështirë është para nesh, sepse siç thekson, qytetarët janë të zhgënjyer dhe të gjithë së bashku janë dakord që nuk kemi shtet, se ata jetojnë rëndë dhe se shpresa duhet të kthehet.

"Por kjo është vetëm pjesa e lehtë që do të thosha në gjithë këtë situatë politike, sepse pjesa më e vështirë vjen më pas, sepse nga sa mund të shohim në ato anketa, qytetarët janë mjaft të zhgënjyer, të gjithë bien dakord për një gjë, se ne nuk kemi më një shtet, të gjithë pajtohen se kanë ndjenjën se janë si qytetarë të dorës së dytë, se jetojnë varfër", tha Mickoski.

Në paraqitjen e tij kryetari i VMRO-DPMNE-së iu referua edhe problemit të dhënies së dokumenteve të udhëtimit,, udhëheqësia e mëparshme e MPB-së e dinte paraprakishte se nuk ka pasaporta, nuk bënë organizim më të mirë dhe qytetarët paguanin pa nevojë për dokumeta që tani duhet të zëvendësohen.

Ai, gjithashtu, shton se këtu lind pyetja se pse udhëheqësia e mëparshme, kur e dinin dhe u angazhuan, jo vetëm që nuk u organizuan më mirë në bazë të kapacitetit të makinerive, por edhe pas angazhimit në MPB vazhduan të lëshojnë dokumente për të cilat tani qytetarët duhet të riekspozohen në koston për zëvendësim.

Gjithashtu, shton ai, parashtrohet pyetja se pse qytetarët që kanë nxjerrë dokumente në vitin 2019 dhe 2020 nuk kanë nxjerrë në përputhje me marrëveshjen që është pranuar dhe pse tani ata qytetarë duhet sërish të ekspozohen ndaj kostos dhe të paguajnë sërish. ls/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 

 

 

 

 

 


       

 

QËNDRONI TË LIDHUR