• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: VMRO është e popullit maqedonas, qëllimi i çdo gjenerate është të bëjë një hap përpara në ruajtjen e identitetit

Mickoski: VMRO është e popullit maqedonas, qëllimi i çdo gjenerate është të bëjë një hap përpara në ruajtjen e identitetit

Shkup, 23 tetor 2024 (MIA) - Qëllimi i çdo brezi pasardhës është të bëjë një hap përpara në ruajtjen e identitetit. Gjithmonë ka pasur politika negative, por ne duhet të bëjmë rrugën tonë, duhet të kuptojmë se kemi një të ardhme më të mirë, atë lloj vendi që duam dhe meritojmë dhe kjo varet vetëm nga ne, nga askush tjetër. Duhet t'i drejtohemi vetes, të vlerësojmë më shumë veten, të besojmë në vetvete, të mos lejojmë që të na bëjnë aludimet se të gjithë na kanë zënë dhe se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne do të kishim qenë shumë kohë më parë në BE, po të mos ishin problemet bilaterale, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Akademinë solemne "Besëlidhja që ndërlidh".

Siç tha Mickoski, Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, 23 Tetori, duhet të na përkujtojë dhe të na bëjë të vetëdijshëm se  jemi kalimtarë, por vepra jonë dhe ideja flet për ne. Vepra e VMRO-së, theksoi ai, na mundëson të kemi një shtet  dhe vetëdije të pavarur.

Mickoski tha se VMRO në mënyrë të pandashme dhe të palëkundur i përket popullit maqedonas. Ai bëri një paralele mes rrugës së sotme, siç theksoi, me gjemba të politikës maqedonase dhe asaj që ndodhi në të kaluarën, në organizim, kur metodat ishin të ndryshme, pengesat ishin më të ashpra, por thelbi i sfidave ishte identik.

Duke iu referuar zhvillimeve dhe situatave aktuale, kryeministri përmendi se, për fat të keq, asnjë grup qeverisës nuk mund të kalojë një mandat pa u ndjekur nga disa çështje historike apo kombëtare.

Akademia solemne mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, ndërsa në mesin e të ftuarve është edhe presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. sa/

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR