Mickoski: Vijojnë reformat strukturore dhe një mijë punësime të reja në shëndetësi
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot informoi se ka filluar procedura për më shumë se një mijë vende të reja pune në shëndetësi dhe se kanë mbetur vetëm hapat formal që duhet të përfundojnë. Ai mbetet në qëndrimin se do të ketë reforma strukturore dhe se qytetarët do të marrin shërbimin shëndetësor që u nevojitet.
- Post By Fami Bajrami
- 14:22, 3 janar, 2025
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot informoi se ka filluar procedura për më shumë se një mijë vende të reja pune në shëndetësi dhe se kanë mbetur vetëm hapat formal që duhet të përfundojnë. Ai mbetet në qëndrimin se do të ketë reforma strukturore dhe se qytetarët do të marrin shërbimin shëndetësor që u nevojitet.
"Do të vazhdojmë të mbështesim shëndetësinë. Tani do të vijojnë edhe reformat strukturore dhe mendoj se me kalimin e kohës qytetarët do të marrin shërbimin shëndetësor që u nevojitet", ka thënë Mickoski në vizitën e tij në Radovish, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.
Siç tha ai, janë siguruar mjete edhe për punësimin e specializantëve.
"Të mos harrojmë se do të kemi më shumë se një mijë vende të reja pune, kjo është diçka që e ka premtuar edhe ministri i Shëndetësisë. Procedura ka filluar, tani duhet të kryhen vetëm hapat formal. Do t'i kushtojmë shumë vëmendje shëndetësisë", ka thënë Mickoski.
Ai kujtoi se me sindikatat kanë arritur një marrëveshje afatgjate për katër vitet e ardhshme sa i përket pagave në shëndetësi.
Siç ka thënë ai, nëse buxheti e lejon, shuma mesatare për pagesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë do të rritet deri në 50 për qind.
"Arritëm një marrëveshje historike me sindikatat në afatgjatë për katër vitet e ardhshme, për ato dhjetë për qind fillestare rritje të ofertës së pagesës së pagave. Në kuadër të asaj mase të pagës, te personeli teknik kemi rritje më të madhe në përqindje për stafin teknik, një rritje më të vogël për mjekët, por përgjithësisht ajo rritje prej 10 për qind ka ndodhur në muajin nëntor për tetor. E njëjta gjë do të ndodhë tani në prill për mars, do të rritet me pesë për qind dhe do të rritet për katër vitet e ardhshme. Nëse buxheti lejon, mesatarisht, kjo shumë për pagesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë do të rritet deri në 50 për qind", ka thënë Mickoski.
Foto: arkivi i MIA-s