• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: U bëj thirrje organeve dhe Prokurorisë të shprehen për padinë penale nga E Majta

Mickoski: U bëj thirrje organeve dhe Prokurorisë të shprehen për padinë penale nga E Majta

Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - U bëj thirrje organeve dhe Prokurorisë të shprehen pas padisë penale dhe nëse ekziston ndonjë vepër penale të veprojë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve të komentojë padinë penale të ngritur ndaj tij nga partia E Majta për gjoja pengim të hetimit për Koçanin.

"Unë jam këtu, nuk po ik, nëse mendojnë se kam gabuar. Unë jam këtu dhe i gatshëm të përgjigjem. Shpresoj se profesorët e drejtësisë, siç quhen ata të së Majtës, se kanë përgatitur padi penale të mirë, është në kundërshtim të kërkojnë falje. Ashtu funksionojnë punët në jetë, unë të paktën ashtu i shoh", shtoi në përgjigje kryeministri i Maqedonisë në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ndryshe, grupi i deputetëve të së Majtës, të nënshkruar nga gjashtë deputetë, sot ngriti padi penale ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për vepër penale pengim të drejtësisë. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR