• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Tema etnike hapin politikanë të cilët nuk kanë ide

Mickoski: Tema etnike hapin politikanë të cilët nuk kanë ide

Prishtinë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Tema etnike hapin politikanë, të cilët nuk kanë ide, ku ka mungesë të ideve reale, të cilat zgjidhin probleme reale për nevojat reale të qytetarëve. Atëherë ata nuk dinë si të tërheqin vëmendje dhe në atë mënyrë përmes ekzibicionizmit politik vendosin të animojnë publikun, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ne jemi këtu, shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, të bisedojmë për çështje të transportit, ato ekonomike, për arsim, e ashtu me radhë.

"Kjo është ajo që na lidh dhe që në të ardhmen duhet të shtojë vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Shumë ishin inspirative fjalimet e anëtarëve të dy qeverive. Të sakta, precize me qëllime qartë të vendosura dhe pres në të ardhmen ashtu edhe të vazhdojmë të funksionojmë", tha Mickoski. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk beson se dallimet ndëretnike krijojnë konflikt, por se mund të ketë qendra politike, të cilat i përdorin dallimet etnike.

"Unë nuk besoj se dallimet ndëretnike krijojnë konflikt. Mund të ketë qendra politike që përdorin dallimet etnike për pushtet, për hegjemoni, për dominim, për represion, por dallimet etnike si të tilla nuk prodhojnë konflikt dhe kudo në Ballkan kemi qytetarë me origjinë të ndryshme etnike që punojnë, bashkëpunojnë, tregtojnë, studiojnë së bashku... Edhe unë nuk besoj se në Ballkanin tonë ka aspekte, të cilat munden dallimet etnike t'i bëjnë konfliktuoze, mund të ketë dëshira, por, nuk besoj se ka koncepte të etabluara, siç ishte në shekullin e kaluar, kur edhe eksploatoheshin, posaçërisht nga Beogradi zyrtar dallimet ndëretnike që të shkaktohen luftëra të përgjakura në rajon, të cilat kanë pasur për qëllim Serbinë e Madhe nga ajo Jugosllavi gjithnjë e më e vogël", tha Kurti.

Në Prishtinë sot është mbajtur seanca e përbashkët qeveritare dhe janë nënshkruar memorandume për bashkëpunim, pas çka dy kryeministrat kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR