Mickoski: Të gjithë jemi për BE dhe të gjithë duam të jemi në BE, por jo me çdo kusht
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm së bashku me Bullgarinë, përmes deputetëve bullgarë në Parlamentin Evropian të paraqesë rezolutë në të cilën, siç thotë ai, "qartë do të qëndrojë identiteti dhe gjuha e veçantë shekullore maqedonase... dhe të fillojmë të reflektojmë".
- Post By Fami Bajrami
- 20:09, 17 korrik, 2025
Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm së bashku me Bullgarinë, përmes deputetëve bullgarë në Parlamentin Evropian të paraqesë rezolutë në të cilën, siç thotë ai, "qartë do të qëndrojë identiteti dhe gjuha e veçantë shekullore maqedonase... dhe të fillojmë të reflektojmë".
Sipas tij, propozimet "aktual" dhe "modern" nuk janë asgjë tjetër veçse asimilim.
"Nëse çmimi është asimilimi, jo faleminderit, nuk dua. Si të jem analfabet politik, si dikush para meje të pranoj diçka pa e ditur se në fund do të ketë një fund të qartë. Si do të dal para qytetarëve? Nuk dua ta paguaj atë çmim, mendoj se është shumë i lartë, pa pasur reflektim nga të dyja palët. Unë jam politikan me legjitimitet të fituar nga qytetarët... Të gjithë jemi për BE dhe të gjithë duam të jemi në BE, por jo me çdo kusht. Ky popull dhe ky vend kanë dhënë aq shumë sa askush tjetër dhe qytetarët janë të ngopur me këtë lloj politike 'tani ose kurrë'... Pra, ndryshon identiteti jonë, nga flamuri te emri, kjo është pjesë e vlerave themelore të një identiteti, atribute që përcaktojnë një identitet. Një nga një ndryshojnë", ka thënë Mickoski në emisionin "Samo intervju" (Vetëm intervistë) në TV Kanal5.
Siç tha ai, për herë të parë në raportin e PE-së "është përfshirë identiteti dhe gjuha maqedonase, diçka që nuk ka ndodhur deri tani që kur janë publikuar raportet e progresit sa i takon vendit".
Sipas tij, nuk është esenca e përfshirjes së disa qindra qytetarëve në Kushtetutë dhe se në vizitat e tij të shumta në Bruksel, si në përbërjen e mëparshme ashtu edhe në këtë aktuale në organet e BE-së, është përpjekur t'u paraqesë atyre thelbin e problemit dhe se ai po zgjat me dekada.
"Gjithmonë u kam thënë atyre se kemi ndërmarrë një hap elementar - të përpiqemi në Parlamentin Evropian me shumicë votash të miratojmë vendim ose rezolutë, ose do të jetë pjesë e raportit ku qartë do të njihet si gjuhë dhe identitet i veçantë maqedonas... Ajo që Evropa mund të shihte është se nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës diçka që duhet ta bëjmë në mënyrë që të mund të vazhdojmë, në fakt shumë figura me ndikim në Bullgari e thonë këtë", ka thënë Mickoski.
Sipas Mickoskit, nuk ka “teori më të çmendur” se sa qëndrimi i opozitës se duke përfshirë bullgarët në Kushtetutë do të forcohet identiteti ynë. Qeveria e kaluar, sipas tij ndërmori hapa të shpejtuar.
"Deklaratat e sotme të Venko Filipçes dhe akrobacionet e Zoran Zaevit në atë kohë nuk janë rastësi. Është një matricë e zakonshme që kurrë nuk i sheh si strategjike dhe në afatgjate problemet që lë pas me sjelljen e saj dhe kjo është ajo pikëpamje politikisht elementare dhe sipërfaqësore e punëve, pa esencë dhe pa strategji. Prandaj, tani jemi në një situatë të flasim për diçka që paraqet një vlerë themelore të një populli, që është identiteti dhe gjuha e tij amtare", tha Mickoski.
Siç tha ai, për këtë çështje do të ulet të flasë me liderin e opozitës Venko Filipçe nëse sheh se te LSDM-ja ka "vetëqortim për gabimet" dhe ndryshim në qëndrimet të cilat siç tha, "janë diametralisht të kundërta me qëndrimet e Qeverisë".
"Politika e tyre rezultoi në një 'modern' ... Nuk them se kjo është e drejtë apo e gabuar. Kjo politikë mori mbështetje nga gjysmë milionë qytetarë në këtë vend, tre herë më shumë se sa politika e udhëhequr nga opozita. Për sa kohë që kjo politikë merr mbështetje - kjo është rruga. Kur të mos marrë mbështetje, kur të mposhtem në zgjedhje do të vijë kjo politikë tjetër, me plaçkitje ndaj qytetarëve të saj dhe pastaj ajo politikë do të të çojë përpara!", theksoi Mickoski.
Foto: Qeveria