Mickoski: Sot Bullgaria punoi kundër nesh, por Maqedonia mbetet krenare, nuk do të lejojmë tradhti të re
- Qëndrojmë krenarë, me kokën lart. Sot Bullgaria ka punuar kundër nesh. Sot bota ka parë sfidat dhe padrejtësitë me të cilat përballemi si shtet dhe popull në shekulli 21. Sot të qetë dhe në sy të të gjithëve, Evropës mund t'i themi se me të vërtetë doli në dritë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.
- Post By Sara Ademi
- 15:39, 9 korrik, 2025
Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Qëndrojmë krenarë, me kokën lart. Sot Bullgaria ka punuar kundër nesh. Sot bota ka parë sfidat dhe padrejtësitë me të cilat përballemi si shtet dhe popull në shekulli 21. Sot të qetë dhe në sy të të gjithëve, Evropës mund t'i themi se me të vërtetë doli në dritë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.
Siç tha Mickoski nga shtabi i partisë, ne jemi në anën e vërtetë të historinë "ndërsa Bullgarinë e pamë se din edhe ta shkatërrojë anën e vërtetë".
"Maqedonia është bllokuar në rrugën evropiane nga Bullgaria, por jo që nga tani, por që nga viti 1990. Ajo ka një axhendë dhe plan të qartë, udhëhiqet nga mendimi për shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas. Por, le të lëmë një gjurmë të së vërtetës. Ky është manifesti ynë i Krushevës, duhet të mobilizohemi me të gjithë miqtë dhe aleatët tanë. Kjo është një luftë për drejtësi dhe vlera themelore. Por kjo luftë as nuk fillon dhe as nuk mbaron sot, të gjitha këto peripeci, sado tragjike të jenë për Maqedoninë, kanë një dimension suksesi", theksoi Mickoski me rastin e votimit të raportit në PE.
Sipas kryeministrit, historia maqedonase është e bazuar në padrejtësi.
"Padrejtësitë nuk janë vetëm identitetore, përmes kontestimit dhe tradhtisë, por edhe socio-ekonomike, njerëzit u zhvendosën, ikën nga këtu. Sot, vetëm metodat janë të ndryshme, por thelbi është identik. Nuk do të përballemi kurrë me padrejtësitë nëse nuk i emërtojmë, identifikojmë dhe mposhtim", tha Mickoski.
Parlamenti Evropian sot miratoi Raportin e eurodeputetit austriak Tomas Vajc për vendin për vitin 2023 dhe 2024 me 461 vota "pro", 121 "kundër" dhe 107 "abstenime". Para votimit për dokumentin, u miratuan amendamentet e propozuara nga eurodeputetët Andzhej Halicki në emër të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Ketlin Van Brempt në emër të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe Dan Barna në emër të grupit liberal "Ta rindërtojmë Evropën" (RE), të cilat fshinë pjesë të tekstit në Raport që përmendnin "gjuhën dhe identitetin maqedonas". sa/
foto: printskrin