• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: Së bashku, përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë, vlerave dhe parimeve do vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet më të avancuar

Mickoski: Së bashku, përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë, vlerave dhe parimeve do vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet më të avancuar

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës së Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet e tyre.

"Fitër Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanitetit, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos i harrojnë të varfrit dhe jetimët. Kjo festë nënkupton se përmes veprave të mira, respektit të ndërsjellë, durimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund ta mposhtim të keqen. Së bashku, përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, tolerancës, vlerave dhe parimeve të vërteta do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet të përbashkët dhe më të avancuar", shkruan Mickoski në urim.

Ai shton se përkushtimi i tyre si Qeveri është të kultivojnë kulturën, traditën, dallimet, por mbi të gjitha të realizojmë projekte që nënkuptojnë zhvillim ekonomik dhe përparim për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë qytetarët.

"Të gjithë së bashku duhet ta ndryshojmë sistemin që për shumë kohë i ka lënë qytetarët pa drejtësi, dinjitet dhe mundësi të barabarta. Këtë përgjegjësi e kemi para të gjithë brezave të tanishëm dhe të ardhshëm – të ndërtojmë një shoqëri me vlera të drejta, njerëz të lirë dhe institucione të forta. Vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë dhe së bashku të krijojmë kushte për të gjithë.

Ai të gjithë qytetarëve të besimit islam u uron që këto ditë festive t’i kalojnë në atmosferë të mirë, mirëqenie dhe paqe. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR