• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Rritja e pagave neto gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së është pothuajse dyfish më e lartë në krahasim me periudhën e LSDM-së

Mickoski: Rritja e pagave neto gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së është pothuajse dyfish më e lartë në krahasim me periudhën e LSDM-së

 Shkup, 28 gusht 2025 (MIA) - Është mirë të bëhet një krahasim midis parametrave që i bëjnë LSDM dhe BDI kur ata ishin në Qeveri për shtatë vjet në periudhën qershor të vitit 2017 deri në maj të vitit 2024, kur rritja e pagës reale neto që e merrnin të punësuarit në Maqedoni ishte rreth 3,5 për qind, dhe këtë vit Qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, gjegjësisht nga qershori i vitit 2024 deri në qershor të vitit 2025, kur rritja reale e pagës neto është 6,5 për qind, u përgjigj sot kryeministri Hristijan Mickoski thirrjes së djeshme të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për rritje të pagës minimale.

"Matematikisht, por sido që ta shikosh, 6,5 për qind është pothuajse dyfish më shumë se 3,5 për qind. Qasja selektive dhe ky lloj politike e LSDM-së ka sjellë rezultate katastrofike dhe shkatërruese në Maqedoni, siç kemi qenë dëshmitarë në shtatë vitet e fundit. Por ajo që është më e rëndësishme dhe këshilla ime për udhëheqjen e LSDM-së është se me këtë qasje selektive ata e kanë shkatërruar edhe partinë e tyre", theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske gjatë vizitës së sotme në KME Manastir.

 Ai porositi LSDM-në të jetë një opozitë konstruktive dhe, siç tha, në vend që të përhapë të pavërteta, të fillojë të propozojë diçka që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, por edhe një sfidë që Qeveria ta pranojë dhe  në politikat e saj.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR