• e martë, 19 nëntor 2024

Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë

Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Qytetarët të jenë të qetë, rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë dhe këtë presë që ta konfirmojë Komisioni Rregullator për Energjetikë, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski. 

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, pas vendosjes së gurthemelit të shkollës fillore “Shën Kliment Ohrit” në fshatin Draçevë, ai tha se janë plotësuar të dyja kushtet, gjegjësisht deputetët kanë votuar dje ndryshimin e Ligjit për еnergjеtikë si dhe furnizuesi universal “EVN Home” optimizon sasitë që të mos ketë rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike.

"Kur po dorëzoja amendamentin e Ligjit për energjetikë, kisha dy mesazhe. E para është që deputetët ta votojnë sa më shpejt këtë amendament, dhe këtë ata e bënë, dhe mesazhi i dytë ishte për kompaninë që është furnizuesi universal, pra "EVN Home", që të optimizojë sasitë që të mos ketë rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri dhe për përdoruesit nga furnizuesi universal. Ajo që kam marrë si informacion është se të dyja kushtet janë plotësuar. Ligji është miratuar dje dhe kam marrë informacion nga EVN se është optimizuar maksimalisht. Tani i takon Komisionit Rregullator të vendosë, është organ i pavarur", tha Mickoski. 

Ai thotë se sipas njohurive të tij paraprake në këtë fushë, nuk pret rritje për kategorinë e parë dhe të dytë.

"Sipas njohurive të mia të mëparshme në këtë fushë, nuk pres rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose do të ishte minimale, gjegjësisht nën 1 për qind ose rritja totale të jetë dy herë më e vogël se inflacioni, pra të jetë nga 0 në 1 për qind. Qytetarët të jenë të qetë, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës pasi të jenë plotësuar këto dy kushte, ndërsa këtë pres që ta konfirmojë edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë", tha Mickoski. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR