• e premte, 20 dhjetor 2024

Mickoski: Qeveria e mbështeti kandidaturën e Radmilla Shekerinskës për zëvendësekretare të përgjithshme të NATO-s

Mickoski: Qeveria e mbështeti kandidaturën e Radmilla Shekerinskës për zëvendësekretare të përgjithshme të NATO-s

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështeti kandidaturën e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s, bëri të ditur sot kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski i cili në konferencën e sotme për media u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Vërejti se nuk është fshehtësi se në të kaluarën dhe deri sot ndoshta kanë shumë dallime konceptuale kur bëhet fjalë për të tanishmen, përballjen me problemet reale, politikat, dallimet ideologjike, sepse vijnë nga familje të ndryshme politike. 

“Si Qeveri kishim para nesh do të thosha sfidë për vendim, ndërsa ajo ishte kë dhe si ta mbështesim për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s, duke pasur parasysh se aty kishte kandidatë nga disa vende dhe ne këtu nuk patëm kurrfarë dileme. Pse? E para, sepse bëjmë thirrje shpesh herë në unitet, bëjmë thirrje për dialog me opozitën dhe nëse bëni thirrje ndërsa këtë nuk e bëni në vepra, atëherë jeni hipokritë. Kështu që ne si Qeveri jo vetëm që e mbështetëm kandidaturën e Radmilla Shekerinskës, por edhe bisedojmë në mënyrë aktive me aleatët tanë”, tha Mickoski. 

Kryeministri theksoi se për Qeverinë uniteti kombëtar dhe interesat kombëtare janë para dhe mbi interesat partiake. 

“Të kemi një maqedonase në këtë rast zëvendëssekretare të aleancës më të fuqishme dhe më mirë të organizuar ushtarake në historinë botërore është me të vërtetë nder dhe këtu as nuk kisha dilema, as ne si Qeveri, të cilët ishim të përfshirë në këtë proces se duhet ta mbështesim kandidaturën dhe është mirë që përfundoi me sukses”, deklaroi Mickoski. 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski  shtoi se gjatë ditës së djeshme ka biseduar me telefon me Radmilla Shekerinskën dhe siç tha “bisedojmë nuk ka dilemë se duhet bashkë të bashkëpunojmë dhe se duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta ndihmojmë Armatën maqedonase dhe me këtë të ndihmojnë për sigurinë dhe gjithë atë që u nevojitet qytetarëve maqedonas”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR