Mickoski: Qëndroj në dispozicon në çdo kohë për takim me Filipçen nëse me të vërtetë ka plan dhe dëshirë të ndihmojë
- Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i gatshëm për takim me liderin e LSDM-së opozitare, Venko Filipçe nëse, siç deklaroi sot, me të vërtetë ka plan dhe dëshirë të ndihmojë.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:43, 2 prill, 2025

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i gatshëm për takim me liderin e LSDM-së opozitare, Venko Filipçe nëse, siç deklaroi sot, me të vërtetë ka plan dhe dëshirë të ndihmojë.
Pas thirrjes së sotme nga Filipçe për dialog politik dhe social, Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, tha se është në dispozicion në çdo kohë dhe do të koordinojë orarin për të dëgjuar planin e Filipçes dhe për të parë nëse në atë plan ndonjë gjë mund të zgjidhet.
"Unë në një deklaratë time thash se kjo është temë serioze dhe për tema serioze ulet dhe bisedohet. Për mua është pak e vrazhdë të flasë përmes mediave, thashë se derisa ka plan siç paralajmëruan, jam i gatshëm ta presë në takim kryetarin e LSDM-së ta shpjegojë planin, ta dëgjojmë planin pasi janë kohëra serioze, unë jam njeri serioz, punët serioze janë në pyetje dhe më së paku që duhet bërë është estradë në skenën publike. Përderisa me të vërtet ka plan dhe dëshirë të ndihmohet, qëndroj në gatishmëri në çdo kohë, do të riorganizoj orarin tim, para mesnate, në mesnatë, pas mesnate, kur të thotë atëherë të dëgjoj planin e tij dhe të shoh nëse në atë plan mund të gjindet zgjidhje. Por, nëse plani përfshin qasjen "Stabri", siç ishte rasti në të kaluarën gjatë koronës, atëherë plane të tilla nuk mund të pranojë", deklaroi Mickoski për thirrjen e Filipçes dhe nëse do të ketë takim liderësh me përfaqësuesit e partive të tjera.
I pyetur nëse do të kenë qëndrim të përbashkët me LSDM-në rreth zgjedhjs së u.d të kryetarit të Koçanit për të mos pasur krizë në qytet pas tragjedisë me zjarrin dhe dorëheqjes së kryetarit të Komunës, Lupço Papazov, tha se nuk ka biseduar me këshilltarët për kandidat potencial, por që absolutisht do të zgjidhet një ushtrues detyre dhe se këtu nuk ka asnjë dilemë. qa/bsh/
Foto: Printskrin