Mickoski: Puna është themeli i çdo shteti të përparuar
- – Sot i nderojmë të gjithë punëtorët – ata që e çojnë shoqërinë para me këmbënguljen, përgjegjësinë dhe ndershmërinë e tyre, shkroi kryeministri Hristian Mickoski në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji.
- Post By Fitore Curri
- 16:14, 1 maj, 2025
Shkup, 1 maj 2025 (MIA) – Sot i nderojmë të gjithë punëtorët – ata që e çojnë shoqërinë para me këmbënguljen, përgjegjësinë dhe ndershmërinë e tyre, shkroi kryeministri Hristian Mickoski në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji.

Puna, siç thekson Mickoski, është një nga vlerat më të mëdha mbi të cilën ndërtohet dinjiteti i çdo njeriu dhe për këtë ajo është themeli i çdo shteti të përparuar.
"Qeveria do të vazhdojë të jetë plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve në të ardhmen. Duke rritur pagën minimale dhe mesatare, duke rritur pensionet, duke mbështetur vendet e reja të punës, duke promovuar të drejtat e punëtorëve dhe duke ulur papunësinë, ne po investojmë në vlerat e vërteta - punën, dijen dhe njerëzit", thekson Mickoski.
Thekson se çdo sukses fillon nga njeriu dhe varet nga siguria, qëndrueshmëria dhe motivimi i tij.
“Të vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet të drejtë, solidar dhe dinjitoz për secilin qytetar të saj. Gëzuar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s, printskrin