Mickoski propozi regjistrim elektronik vitin e ardhshëm, por e kushtëzoi këtë me pranimin e menjëhershëm të një njësie zgjedhore
- Kryeministri Hristian Mickoski pasdite në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve propozoi që vitin e ardhshëm të realizohet një regjistrim i jashtëzakonshëm elektronik i popullsisë, por e kushtëzoi këtë me pranimin e një njësie zgjedhore "menjëherë".
Shkup, 26 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pasdite në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve propozoi që vitin e ardhshëm të realizohet një regjistrim i jashtëzakonshëm elektronik i popullsisë, por e kushtëzoi këtë me pranimin e një njësie zgjedhore "menjëherë".
Mickoski, këtë e tha në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve, të deputetit Halil Snopçe nga radhët e Aleancës së Shqiptarëve, i cili pyeti nëse Qeveria ka ndërmend të ndryshojë vendimin për numrin e këshilltarëve në komunat pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për realizimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021.

Sipas tij, si pasojë e kësaj, vendimi i Qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna është i pavlefshëm.
Në përgjigjen e pyetjes, kryeministri Mickoski theksoi se për popullatën jo rezidente në regjistrimin e fundit, nuk kishte adresë, por ishte klasifikuar si popullatë jo rezidente. Ai gjithashtu theksoi se dallimet në numrin e popullsisë mes dy regjistrimeve, atij të fundit dhe atij të mëparshëm, ishin të mëdha, duke dhënë shembullin e Komunës së Gostivarit, nga ku vjen deputeti Snopçe, ku nga 85 mijë, numri i banorëve ra në 59 mijë banorë të cilët janë rezidentë. Në këta 59 mijë ishin edhe disa mijëra që nuk kanë shprehur se kush janë, ose kanë refuzuar të regjistrohen.
Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë legjislator dhe nuk është ajo që përcakton se si duhet të funksionojë, por ajo jep mendimin për aktet ligjore.
Ai propozoi që vitin e ardhshëm, 2026, të realizohet një regjistrim të jashtëzakonshëm elektronik i popullsisë.
Në komentin e një përgjigjeje të tillë të Mickoskit, deputeti Snopçe tha se për të votuar diaspora nuk kërkohet një njësi zgjedhore e vetme, por vullnet politik nga partitë.

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e ka hequr një pjesë të metodologjisë për Regjistrimin e vitit 2021, të cilat lidhen me kategoritë „rezident“ dhe „jo rezident“ që u futën gjatë numërimit të fundit të popullsisë në shtetin tonë.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur mbi iniciativën e dorëzuar nga deputeti i koalicionit opozitar „Fronti evropian“, Skender Rexhepi, vlerësuan se kjo kategorizim nuk është në përputhje me vlerat themelore të rendit kushtetues të Maqedonisë – sundimin e ligjit dhe detyrimin kushtetues që të gjitha aktet ligjore të jenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. qa/
Foto: Printskin nga video