Mickoski: Prodhimi industrial në maj është rritur për 9,4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar
- Kryeministri Hristijan Mickoski, sot theksoi se rritja prej 9,4 për qind e prodhimit industrial në maj, krahasuar me majin e vitit të kaluar, dhe rritja prej 9 për qind e industrisë prodhuese në maj është diçka që është vërtet shumë e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:06, 2 korrik, 2025
Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot theksoi se rritja prej 9,4 për qind e prodhimit industrial në maj, krahasuar me majin e vitit të kaluar, dhe rritja prej 9 për qind e industrisë prodhuese në maj është diçka që është vërtet shumë e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë.
"Po, jemi jashtëzakonisht të kënaqur, sepse indikatorët, sidomos në tremujorin e dytë, më në fund kanë filluar të tregojnë rritje. Pra, ajo periudhë e stabilizimit të ekonomisë maqedonase tani është shoqëruar me rritje. Pikërisht një nga arsyet për rritjen e tillë është edhe puna e kompanive të ngjashme me atë të Replek-ut, ku jemi sot. Ta përshëndesim gjithë këtë që po bën menaxhmenti këtu dhe t’i inkurajojmë të vazhdojnë në atë drejtim", theksoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes solemne të kapaciteti të ri prodhues të Replek"-ut.

Ai theksoi se nëse merret periudha nga fillimi i vitit deri në fund të muajit maj, pra pesë muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja është mbi 3 për qind, mendoj se është 3,3 për qind, ndërsa në industrinë përpunuese është 4,5 për qind.
"Kështu që lirshëm mund të konkludoj se periudha e konsolidimit dhe stabilizimit ka përfunduar, tani përmes këtyre indikatorëve fillojmë të gjenerojmë rritje. Turizmi rritet me mbi 20% dhe rritet prodhimi industrial, rriten investimet e kështu me radhë. Vlerësoj se në tremujorin e dytë duhet të kemi një rritje jashtëzakonisht të lartë të ekonomisë së Maqedonisë", tha Mickoski.
Foto: Arkivi i MIA-s