Mickoski: Pres vit me progres, vit të progresit në çdo plan
- - Kryeministri Hristian Mickoski sot nga Katedralja "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup e uroi Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen". Ai tha se pret vit në të cilin do të ketë progres në çdo plan.
- Post By Fitore Curri
- 14:08, 7 janar, 2025

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot nga Katedralja "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup e uroi Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen". Ai tha se pret vit në të cilin do të ketë progres në çdo plan.
Qytetarëve u uroi para së gjithash shëndet, sepse, siç theksoi, shëndeti është më i rëndësishëm.
"Pres një vit në të cilin do të kemi përparim, një vit progresi në çdo plan dhe këtë natyrisht e dëshiroj dhe për këtë si Qeveri do të punojmë gjatë vitit që vjen", potencoi kryeministri. fc/
Fotografia dhe video: MIA