Mickoski: Pres qytetarët të cilët nuk i paguajnë obligimet e veta ndaj shtetit të sanksionohen dhe të dënohen në mënyrë adekuate
- MPB, DAP dhe Policia financiare janë të obliguara ta mbrojnë interesin kolektiv të qytetarëve dhe ata të cilët tentojnë në llogari të qytetarëve të tjerë të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit, pres të sanksionohen dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:27, 10 qershor, 2025
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - MPB, DAP dhe Policia financiare janë të obliguara ta mbrojnë interesin kolektiv të qytetarëve dhe ata të cilët tentojnë në llogari të qytetarëve të tjerë të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit, pres të sanksionohen dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski.
"Shpresoj se në mënyrë rrjedhëse i kryen obligimet e veta dhe se pjesa më e madhe e qytetarëve me përjashtim të pakicës të cilët ishin lëndë e aksionit të djeshëm, i paguajnë obligimet e veta ndaj shtetit. Por, për fat të keq patë se kemi edhe qytetarë të cilët arritën të fshehin tatim nga shuma rekorde prej disa dhjetëra milionë eurove. Shpresoj se ai do të jetë rast me përjashtim, dhe jo rregull. Por, MPB, DAP dhe Policia financiare janë të obliguara ta mbrojnë interesin kolektiv të qytetarëve dhe qytetarët e tillë të cilët tentojnë në llogari të të tjerëve të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit të sanksionohen dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve për të komentuar funksionimin e DAP në Strumicë pas arrestimit të disa inspektorëve të dyshuar për "punë të pandërgjegjshme në shërbim".
Mickoski së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot morën pjesë në inaugurimin e Sektorit të rikonstruuar për punë administrative - Shkup.
MPB dje kumtoi se ka parashtruar padi penale kundër 23 personave fizik dhe 15 personave juridik, se kanë dëmtuar buxhetin me mbi 94 milionë euro, ndërkaq dyshohen për bashkim kriminel, larje parash, mashtrim tatimor dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim.
"Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz, në bashkëpunim me Sektorin për polici kriminalistike, Drejtorinë për polici financiare dhe Drejtorinë për të ardhura publike, në Prokurorinël themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit parashtroi padi penale kundër R.K.(56), Z.K.V.(30) dhe V.P.(29), të gjithë nga Strumica, për shkak të dyshimeve ekzistuese për vepra të kryera penale "bashkim kriminel", "larje parash dhe shuma të tjera nga vepra ndëshkuese" dhe "mashtrim tatimor", kundër G.Т.(48), D.М.(60), P.K.(67), V.K.(26), K.S.(41), K.M.(40), N.F.(43), M.K.(48), М.М.(68), Е.Т.(61) dhe Z.М.(59), të gjithë nga Strumica, për vepra të kryera penale "bashkim kriminel" dhe "mashtrim tatimor", kundër S.P.(58), S.М.(58), L.K.(52), L.B.(37), S.Т.(66), М.P.(60), Ј.T.(44), А.K.(35) dhe Ј.G.(66), të gjithë nga Strumica, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "punë e pandërgjeshme në shërbim" dhe kundër 15 personave juridik nga Strumica për "larje parash dhe shuma të tjera nga vepra penale" dhe "mashtrim tatimor", theksuan nga MPB. ab/
Foto: МIА