• e martë, 25 mars 2025

Mickoski: Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2 200 denarë

Mickoski: Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2 200 denarë

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Nga prilli do të paguhet minimalja e paraparë me ligj apo rreth 2 200 denarë më shumë nga rroga e tanishme minimale, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Sipas tij, nëse në muajt në vijim vjen deri te marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve për shumë më të madhe, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelizim shtesë.

"Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit. Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse a]dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë", theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.

Lidhur me punësimet në Inspektoratin shtetëror të tregut (ISHT), kryeministri përmendi se Qeveria është e obliguar t'i sigurojë të gjitha kapacitetet e institucioneve dhe atë do ta bëjë.

"Gjithçka që nevojitet do ta bëjmë, prëfshirë edhe punësim të personave në ISHT. Nuk bëhet fjalë për atë se diçka nuk është bërë apo paraparë. Më vjen keq që duhej të ndodhte kjo në mënyrë që të gjithë të ndërgjegjësohen se gjërat tashmë mbi 30 vite ishin të gabuara dhe po, ne do t'i korrigjojmë. E mposhtë mafien gjyqësore, gjykatësin suprem e zumë me ryshfet në shpe dhe kryetarin e Këshillit të prokurorëve, në procedurë janë e a.q. mazut mafia dhe e a.q. mafia energjetike, në arrati është e a.q. mafia e bixhozit, është arrestuar mafia e rrugës dhe tani në radhë erdhi edhe kjo mafie e cila sundonte, por edhe ajo do të mposhtet, ndërkaq do të pasojnë edhe të tjera. Maqedonia duhet të jetë vend i përshtatshëm për të jetuar, ndërsa Qeveria është e obliguar t'i sigurojë të gjitha kapacitetet e institucioneve, si të inspektorateve, ashtu edhe të MPB-së dhe të policisë së buregjeve në mënyrë që ky sistem të mund të funksionojë në mënyrë të përkryer. Për fat të keq, trashëguam sistem të devastuar, të rrënuar, por po përpiqemi dhe do ta rregullojmë", nënvizoi Mickoski.

I pyetur për ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për angazhim në punë, sqaroi se me të do të rregullohet marrëdhënia e punës e personave të pensionaur dhe studentëve.

"Për ndryshimet ligjore morëm mbështetje të pjesërishme edhe nga opozita. Do të rregullohet marrëdhënia e punës e personave të pensionuar dhe studentëve që deri më tani ishte pjesë e ekonomisë gri. Qëllimi është të rriten punësimet dhe produktiviteti në drejtim të rritjes së performanseve ekonomike. Jemi të kënaqur nga rezultatet në tremujorin e tretë dhe të katërt, ata janë mbi tre për qind, mes pesëve në Evropë. për tremujorin e parë të këtij viti presim rezultate të volitshme, jemi të kënaqur nga niveli i investimeve të huaja, që historikisht janë mët ë marta, jemi të kënaqur edhe nga eksporti dhe prodhimtaria industriale që fillojnë të rriten. Të gjitha performanset ekonomike dhe indikatorët tregojnë shenja të konsolidimit", theksoi Mickoski. ab/

Foto: МIА arkivi dhe printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR