• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Po rinovohen 15 dhe po ndërtohen 11 kopshte për mbi 2600 fëmijë

Mickoski: Po rinovohen 15 dhe po ndërtohen 11 kopshte për mbi 2600 fëmijë

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Rreth 15 objekte të cilat mund të akomodojnë rreth 1500 fëmijë, për momentin po adaptohen, rinovohen dhe modernizohen, ndërsa po ndërtohen edhe 11 të reja me kapacitet për 1100 fëmijë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se ç'farë ndërmerr Qeveria në lidhje me problemet me akomodimin dhe kapacitetet e kopshteve.

"Ai ishte një nga projektet themelore me të cilët filluam të punojmë që nga fillimi, praktikisht menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kur e morëm si obligim që aty ku ka lista pritjeje, të mos ketë më lista pritjeje. Kjo ndodhte më shpesh në Shkup dhe në disa qendra urbane më të mëdha, dhe hap pas hapi, ai proces po përfundon. Ajo që mund të them është se aktualisht rreth 15 objekte po adaptohen, rinovohen dhe modernizohen, të cilat do të pranonin rreth 1500 fëmijë – mendoj se kapaciteti i saktë është 1461", tha kryeministri Mickoski pas hapjes së kompleksit "Fshati i Maqedonisë" në Nerez të Epërm.

Ai tha se edhe 11 objekte të reja janë duke u ndërtuar për rreth 1100 fëmijë. Kur e gjithë kjo të përfundojë, besoj se listat e pritjes do të jenë tashmë e kaluar ose do të jenë shumë të vogla ose të parëndësishme. sa/

Фото: МИА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR