• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Po përgatitem për Samitin e NATO-s, pozicioni im për përdorimin e emrit është i qartë dhe askush për atë nuk duhet të ketë dilemë

Mickoski: Po përgatitem për Samitin e NATO-s, pozicioni im për përdorimin e emrit është i qartë dhe askush për atë nuk duhet të ketë dilemë

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristian Mickoski lidhur me përdorimin e emrit kushtetues sot përsëriti se pozicioni i tij është i qartë dhe për të askush nuk duhet të ketë dilemë dhe se është i përgatitur të argumentojë dhe të debatojë lidhur me të. I pyetur për komentin ndaj deklaratës së kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis se "kryeminitri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në pozitë mjaft të papëëlqyeshme, kur do të takohemi në Samitin e NATO-s", Mickoski tha se po përgatitet dhe se do të dëshironte ta shohë atë sfidë duke i kujtuar deklaratat se deri më tani duhej të fillonte ratifikimi i protokollit për hyrje të Maqedonisë në kuadër të BE-së.

Mickoski thotë se gjithnjë derisa ka manipulime dhe standarde të dyfishta dhe gjithnjë derisa nuk u përmbahemi Kritereve të Kopenhagës, do të na ndodhin deklarata të këtilla anakrinem metida talebane dhe kthim nl mesjetë, në vend se të shihet drejt së ardhmes.

"Ne sot, nëse i dëgjojmë ato porosi, tashmë duhej të fillonte ratifikimi i protokollit për hyrje të Maqedonisë në suaza të BE-së, sepse më kujtohet se disa politikanë të cilët tani janë të zëshëm për Marrëveshjen e Prepës, ishin ulur para meje para gjashtë viteve, më shihnin në sy dhe më thonin vetëm edhe kjo Hristian të kalojë dhe për pesë-gjashtë vite ju jeni pjesë e BE-së. Do të doja të njejtit ata t'i shoh në sy dhe t'u them tani atë që kam për t'u thënë, sepse edhe atëherë u kam thënë edhe tani të njejtën do t'ua them se nuk janë të ndershëm, se japin deklarata të rrejshme dhe se e manipulojnë këtë popull të vogël, por të dahsur, të çmuar në zemër të Ballkanit. Dhe gjithnjë derisa ka manipulime dhe standarde të dyfishta dhe gjithnjë derisa nuk u përmbahemi kritereve të Kopenhagës dhe vlerave të definuara nga tre njerëzit shumë të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, De, Shuman dhe Adenauer, neve do të na ndodhin deklarata të këtilla anakroine, metoda talebane, dhe kthim në mesjetë, në vend se të shohim drejt së ardhmes.

Micotakis në intervistë për radion "Real fm" për qëndrimin e mandatarit për formim të qeverisë, Mickoski rreth përdorimit të emrit Maqedoni, thotë se "kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në situatë mjaft të pakëndshme, kur do të takohemi në Samitin e NATO-s".

Kryeministri grek tha se Marrëveshja e Prespës siguroi një emër për përdorim të përgjithshëm, dhe jo formulë e dyfishtë dhe edhe njëherë e përsësriti qëndrimin se kontestimi mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe me BE-në, por edhe se çështjen do ta inicojë në Samitin e NATO-s në gjysmën e parë të korrikut.

"Gjithsesi se do ta inicoj dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë tentim. Shkupi të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për një çështje të tillë, sepse nëse vendi do të synonte drejt emrit të dyfishtë, çështja do të ishte e mbyllur para shumë viteve. Shkupi hyri në NATO mu përmes Marrëveshjes, e cila i ka problemet e veta, megjithatë siguroi një emër për të gjithë dhe nëse kjo kontestohet, atëherë të dijë Maqedonia e Veriut se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e veta bilaterale me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet edhe me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, drejt të cilit ka ambicie në ndonjë moment të bëhet anëtare", tha Micotakis. ab/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR