• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski - Pereira: Qeveria duhet t'u japë të rinjve një rol më të madh në politikëbërje

Mickoski - Pereira: Qeveria duhet t'u japë të rinjve një rol më të madh në politikëbërje

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot së bashku me Sergej Popov, kryetar i UFR-së së VMRO-DPMNE-së, Filip Gjorgiev nënkryetar i UFR-së, Todor Koneski sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i UFR-së së VMRO-DPMNE-së si dhe Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar të partisë, patën takim me eurodeputeten dhe kryetaren e Rinisë së PPE-së, Lidia Pereira.

VMRO-DPMNE informoi se në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike dhe politikat e përgjithshme që zbaton qeveria për rininë.

Në takim eurodeputetja Pereira u informua për problemin me shpërnguljen, pakënaqësitë e të rinjve si dhe mungesën e reformave për të rinjtë, epilogu i të cilave është një ndjenjë masive apatie dhe zhgënjimi.

Nga partia theksuan se bashkëbiseduesit janë pajtuar që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR