• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Pavarësia nuk është vetëm nënshkrim në letër, ajo është sakrificë, luftë, dashuri ndaj këtij vendi të shenjtë

Mickoski: Pavarësia nuk është vetëm nënshkrim në letër, ajo është sakrificë, luftë, dashuri ndaj këtij vendi të shenjtë

Shkup, 8 shtator 2025 (MIA) - 8 Shtatori nuk është vetëm datë dhe kursesi nuk është rastësi, por vazhdimësi e etjes së njërit prej popujve më të vegjël në Evropë dhe pasojë e shumë betejave të atij populli. Sot sërish ndodhemi para kohëve që kërkojnë trimëri dhe vendosmëri. Dhe sërish duhet ta bëjmë zgjedhjen e vërtetë - zgjedhjen e punës, zgjedhjen e unitetit, zgjedhjen e së ardhmes që do t'ua lëmë fëmijëve tanë. Pavarësia nuk është vetëm nënshkrim dhe letër - ajo është sakrificë, ajo është luftë, ajo është dashuri ndaj këtij vendi të shenjtë. Është amanet nga të parët tanë, por edhe zotim para gjeneratave të ardhshme. Të bashkohemi, porositi kryeminmistri Hristian Mickoski në ceremoninë qendrore me rastin e shënimit të 34-vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Duke folur për 34 vitet e kaluara pavarësi, Mickoski tha se ai si kryeministër dhe secili i ardhshëm e ka për obligim të përkulet para atyre të cilët kanë folur për pavarësinë, por edhe atyre të cilët ndanin shpresa dhe synime për shtetin e vet.

Duke paralajmëruar drejtësi joselektive, standard më të mirë jetësor për qytetarët dhe luftë për t'u shtuar nataliteti, Mickoski foli edhe për një, siç tha, dështim të madh që si shtet e kemi pothuajse tre dekada e gjysmë ekzistim të shtetit të pavarur të Maqedonisë së veriut, e ai është ndjenja e zhgënjimit nga sistemi.

Theksoi se nga dita e parë kur e ka marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, nuk i harron qytetarët dhe se shteti ka të ardhme, por se të gjithë duhet të kontribujmë për atë.

"Unë nuk kam ardhur në këtë pozitë për të bërë pasuri apo emër. Erdha që të lë gjurmë për popullin tim dhe të krijojmë të ardhme tëp përbashkët për fëmijët e mi dhe të gjithë fëmijët tanë. Dhe që nga dita e parë kur e mora përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, deri më sot nuk harroj që fuqishëm të haptazi ta shikoj popullin, t'i shtrëngoj pëllëmbët të cilat japin shumë për shtetin. Ato pëllëmbë të munduara janë pasqyrimi ynë. Ato e ushqejnë Maqedoninë dhe e bartin peshën nga e cila të gjithë ne duhet të jemi pjesë. Dhe këtu duhet të sillemi me bujaritet dhe të japim. Atdheu ynë ka të ardhme, dhe të gjithë ne duhet të kontribuojmë. Dhe qartë të flasim për gjërat të cilat janë kërcënim për shoqërinë tonë", tha Mickoski.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR