• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski paralajmëroi masë që të mos rriten pagat e funksionarëve, të martën në seancë qeveritare Propozim-buxheti për vitin 2025

Mickoski paralajmëroi masë që të mos rriten pagat e funksionarëve, të martën në seancë qeveritare Propozim-buxheti për vitin 2025

Shkup, , 26 tetor 2024 (MIA) - Jam i përqëndruar në masën që të mos rriten pagat e funksionarëve, ndërsa të rriten pagat e të punësuarve në administratë dhe sektorë tjerë, tha sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e tij për rritjen e pagës minimale. Ai potencoi se për masën që mos të rriten pagat e funksionarëve do të bisedojnë brenda në Qeveri, ndërsa një nga mënyrat është ulja e koeficientëve.

"Ne këtë ngrirje e ulim këtë përqindje nga viti në vit, që të vijmë deri në një përqindje barazi me zero", deklaroi Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën Aerodrom.

Ai përkujtoi se gjatë katër muajve të kaluara janë rritur pensionet në fillim për 2.500 denarë, e në mars do të ketë sërish rritje.    

"Edhe me arsimin po ashtu kemi arritur marrëveshje afatgjate, tani është fjala për punëtorët shëndetësorë. Hap pas hapi po realizohet ajo që qytetarët presin. Kërkoj falje që në këto katër muaj nuk ia dolëm të bënim gjithçka, por në të paktën një vit të bëjmë shumicën e gjërave që kanë munguar për vite e dekada", tha Mickoski.

Potencoi se Buxheti për viitn 2025 do të jetë në seancë të Qeverisë të martën, e sipas tij, kjo Qeveri stimulohet në investime që do ta rrisin produktivitetin.

Lidhur me masën e shportës së vjeshtës dhe reagimet se zvogëlimi i çmimeve të prodhimeve ushqimore është minimal, Mickoski tha se më mirë është të ketë ulje, sesa rritje.

Sipas tij, indikator inkurajues është se kemi rritje të pagave, ndërsa inflacioni është zvogëluar për dhjetë herë.

"Nëse është mjaftueshëm? Jo, por do të punojmë më shumë, muajin e ardhshëm të jetë 1.500, pastaj 2.000 e ashtu me radhë, derisa nuk jemi të gjithë të kënaqur", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR